-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Tërmeti në Turqi, gazetari fsheh mikrofonin për të mos u dëgjuar ankesa e qytetarit

Kryesoret

Në rrjetet sociale turke ka shkaktuar reagime të shumta veprimi i një gazetari i cili u mundua të pengonte një burrë që të dilte live në televizion, teksa ankohej se ka 6 ditë që ka mbetur pa energji elektrike për shkak të tërmetit.

Gjithçka nisi kur gazetari turk, Sertaç Murat Koç po raportonte për stacionin televiziv TV100 nga qyteti Antiyaman në Turqinë lindore i cili u godit nga tërmetet brutal që lanë mbi 28 mijë të vdekur.

Në atë moment  shfaqet një burrë i cili ankohet për gjithçka që po përjeton duke thënë “6 ditë nuk kemi energji elektrike, nuk kemi çadra”.

Kjo skenë pasohet nga lëvizja e gazetarit për të fshehur mikrofonin në mënyrë që të mos dëgjohen protestat, duke i kërkuar qytetarit të largohet.

Shikoni videon:

Ky incident është bërë viral brenda pak kohësh me përdoruesit turq të Twitter-it që sulmojnë gazetaren si dhe kanalin i cili menjëherë pas incidentit thuhet se është shkëputur në mënyrë që të mos dëgjohen fjalë të këqija për qeverinë e Rexhep Tajip Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit