Kur Necla Camuz lindi djalin e saj të dytë më 27 Janar, ajo e quajti Yagiz, që do të thotë “trim”. Vetëm 10 ditë më vonë, Necla ishte zgjuar duke ushqyer djalin e saj në shtëpinë e tyre në provincën Hatay të Turqisë jugore.
Pak çaste më vonë, tërmeti goditi dhe ata e gjetën veten nën grumbuj rrënojash. Necla dhe familja e saj jetonin në katin e dytë të një ndërtese moderne pesë-katëshe në qytetin e Samandag.
Ajo u përpoq të bërtiste për ndihmë dhe të përplaste veshjet. “A ka njeri atje? A mund të më dëgjojë dikush?”, thirri ajo. “Isha e tmerruar”, thotë ajo.
Në errësirën nën rrënoja, Necla humbi të gjithë ndjenjën e kohës. Pas më shumë se 90 orësh nën tokë, Necla dëgjoi zhurmën e qenve që lehin. Ajo pyeste veten nëse po ëndërronte. Lehjet u pasuan nga zhurma e zërave. “A jeni mirë?” thirri njëri në rrënoja.
Më pas errësira u thye nga një dritë që shkëlqente në sytë e saj. “Mendoj se nëse fëmija im nuk do të kishte qenë mjaftueshëm i fortë për ta përballuar këtë, as unë nuk do të kisha qenë”, shpjegon ajo.
Ëndrra e saj e vetme për djalin e saj është që ai të mos përjetojë më një gjë të tillë. “Jam shumë e lumtur që ai është një fëmijë i porsalindur dhe nuk do të mbajë mend asgjë”, tha ajo.