Deputeti i PD-së Ervin Salinaji i ftuar te “5 pyetjet” u shpreh Edi Rama dhe Lulzim Basha kur vjen puna për t’i dhënë llogari SHBA-ve fshihen.
Varaku: Po ju them që tashmë SHBA ka në rreth të kuq Sali Berishën. Kanë shenjëstruar edhe Edi Ramën.
Salianji: Ajo që ka të bëjë me autoritetin e dosjeve është turp. Ka tre javë që e kam kërkuar si deputet.
Ju kam thënë: A ka mundësi të më tregoni kush janë emrat në dosje. Ne nuk mund të biem pre e propagandës së Ramës.
Ne kemi propozuar një ligj për lustracionin. Hajt ta votojmë atë. Kur bëhet fjalë për SHBA Rama ka nja 3 javë që s’di ku vete, Basha ka nja 6 muaj.