-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH dhe RENEA rrethojnë parlamentin

Kryesoret

Pasditen e sotme në orën 17:00 opozita do të protestojë përballë parlamentit në të njëjtën orë që do të nisë dhe zhvillohet seanca plenare.

Policia e Tiranës ka marrë masat për tubimin për të shmangur incidentet. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit.

Një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato  të “Shqiponjës” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve. Pjesa më e madhe këtij kordoni, do vendoset përpara derës së parlamentit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në  bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës.

PD protestë! Rama bojkot për herë të tretë parlamentit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit