Rinis seanca e parlamentit. Pas 30 minutash ndërprerje për shkak të fikjes së dritave, defekti u rregullua dhe seanca filloi me betimin e deputetit të ri të PD-së, Gëzim Ademaj nga radhët e PDIU-së, i cili mori mandatin e Faion Veizaj, që dha dorëheqjen. Deputeti Gëzim Ademaj u betua sot në parlament si deputeti më i ri.