Pasditen e sotme opozita do të organizojë një protestë përpara Parlamentit. Për të siguruar institucionet rreth 1100 efektivë policie do të jenë të gatishmëri. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të forcave “Shqiponja” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve, kryesisht në derën e Parlamentit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit.
Gjithashtu është lajmëruar se rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit.