-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot ditë zie kombëtare/ Shqipëria nderon viktimat e tërmetit tragjik në Turqi e Siri!

Kryesoret

13 shkurti, do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur u tronditën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare, e ndërsa u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.

Vendimi u bë i ditur pak ditën më parë nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit