Një nga provincat që u “godit” rëndë nga tërmeti 7.8 Rihter të hënën e kaluar, ishte Gaziantepi dhe qytetet e tij.
Në fakt, shkatërrimi në Noordagi, një qytet me rreth 40.000 banorë ishte i madh dhe për këtë qëllim u mor vendimi për prishjen e plotë të tij.
Sipas guvernatorit Osman Bilgin sot pas 160 orësh qëndrimi në rrënoja është shpëtuar një 18-vjeçar, i cili shtoi se operacioni për gjetjen e të mbijetuarve po përfundon orë pas ore.
“Të gjitha ekipet tona punojnë krah për krah. Në 8 banesat e fundit në Noordagi ka një operacion kërkim-shpëtimi nën rrënoja. Për sa kohë që Turqia ka këtë unitet dhe integritet, ne do t’i kapërcejmë këto fatkeqësi sa më shpejt të jetë e mundur. Jemi të trishtuar, kemi humbur kaq shumë jetë”, tha zyrtari turk.
Bilgin deklaroi gjithashtu se Noordagi do të prishet plotësisht dhe do të rindërtohet.
“Shkatërrimi që po përjetojmë është i madh. Ne morëm vendimin me Ministrin e Mjedisit për të prishur plotësisht qytetin e Noordagit, 100%. Ne kemi një ndërtesë me 150 trupa” , tha ai.












