Një video e re e publikuar nga operacionet e kërkim-shpëtimit të të bllokuarve në rrënojat pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi është tronditëse.
Këtë herë video është shpëtimi i një fëmije të vogël në një ndërtesë të shembur në Hatay.
Siç shihet në videon e publikuar nga OREN, burrat e EMAK-ut ndodhen në rrënojat e një pallati dhe rreth tyre ka tonelata çimento ndërsa në sfond është një fëmijë i vogël.
Duke u zvarritur, ata kanë hapur tunele dhe kanë lokalizuar vajzën 7-vjeçare. Në fakt siç theksohet në buletinin kryesor, ka pasgoditje por burrat e EMAK-ut nuk largohen, qëndrojnë aty dhe flasin me fëmijën.
Ata i thonë se janë atje me të dhe se nuk do të jetë vetëm. Ndërkohë ekipet e shpëtimit vijojnë të thyejnë me çekiç për t’iu afruar sa më shumë vogëlushes. Shpëtimi zgjati disa orë dhe ishte i suksesshëm.
Shiko Videon: