Në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri qytetarë të mbarë vendit kanë ndezur qirinj.
Vendi ynë ishte ditën e sotme në zi kombëtare, qirinj janë ndezur në Elbasan, Korçë, Shkodër, Kukës, madje ka qenë edhe vetë kryeministri Edi Rama ka ndezur një qiri në kryeministri.
Ndërkohë me qindra pako janë mbledhur nga qytetarët kuksianë, në ndihmë të popullit turk e sirian, pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Ndihma e qytetarëve kuksianë, konsiston në ato më emergjente.