Njëzet persona kanë humbur jeten dhe më shumë se 60 kanë mbetur të plagosur në Afrikën e Jugut kur një autobus dhe një automjet i blinduar të transportit të parave u përplasën, njoftoi sot departamenti i transportit i provincës Limpopo në veri të vendit.
“Njëzet persona humbën jetën tragjikisht në një aksident kur një mjet i transportit të parave humbi kontrollin dhe u përplas me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt”, thuhet në një deklaratë të departamentit të transportit.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00.