Është gjetur i vdekur nën rrënoja aktori i njohur turk Cagdas Cankaya, dhe gruaja e tij, Zilan Tigris.
Cankaya, i njohur për rolin e tij në serialin e njohur “Kurulus Osman”, u konfirmua se vdiq nën rrënojat nga tërmeti shkatërrues.
Ekipi i serialit shprehu dhimbjen për humbjen e Cankaya dhe bashkëshortes së tij, duke u shprehur ngushëllime po ashtu familjeve të tyre dhe të gjithë të prekurve nga tragjedia.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Cagdas Cankaya, një aktor i vlefshëm i serialit tonë Kurulus Osman dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris në fatkeqësinë e tërmetit që na lëndoi thellë të gjithëve”.