-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallëzime dhe arrestime! Dumani bën bilancin e muajit të parë në krye të SPAK-ut

Kryesoret

Kreu i ri i SPAK-ut, Altin Dumani ka bërë bilancin e muajit janar të vitit të ri, që është i pari i tij në krye të këtij institucioni që qytetarët i kanë kthyer sytë si shpresa e fundit për drejtësi. Brenda janarit janë paraqitur 15 kallëzime penale; për 6 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët, 6 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 9 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 12 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 2 procedime me 6 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 21 personave nën hetim. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 9 vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 37 persona të pandehur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit