-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD depoziton draftin: 5 vite burg kush godet gazetarët

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa propozoi sot ndryshimin e kodit Penal për mbrojtjen e gazetarëve. Deputetja kërkoi që të ashpërsohen dënimet penale në rastet e dhunimit apo kanosjes së gazetarëve apo punonjësve të medias. Konkretisht ndryshimi lidhet me kërkesën për dënimin me burg për personat që godasin gazetarët apo punonjësit e tjerë të medias.

“Vetëm  ditët e fundit kemi disa raste, ku janë dhunuar gazetarët e Report Tv, të emisionit Fiks Fare, dhe gazetarë të tjerë të cilët marrin mesazhe kërcënuese, apo kanosen gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si gazetarë.

Konkretisht unë kam propozuar ndryshimin e nenit goditje për shkak të detyrës, duke futur nenin 137 me këtë paragraf: “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit, apo punonjësit të mediave për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dërgohet me burgim nga 1-5 vjet.”

Gjithashtu ndryshimin e nenit 138 i titulluar ‘Kanosja për shkak të detyrës’, ku shtohet: ”Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, fotoreporterit, operatorit, apo punonjësit të mediave për shkak të veprimtarive të tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dënohet me burgim nga 1-3 vjet”.

Këto janë dy ndryshimet që unë kam depozituar në Kuvend. Uroj shumë që si ndryshimet e tjera që kemi depozituar të shqyrtohen, sepse këto kohë jemi duke hasur vështirësi për shqyrtimin, për futjen në axhendën parlamentare, për diskutimin e tyre në komisione në mënyrë të tillë që edhe qytetarët ta dëgjojnë, por edhe deputetët të shprehin mendimet e tyre pro edhe kundër.

Ne nuk imponojmë dot kartona, nuk imponojmë dot votat, por ne kërkojmë zbatimin e rregullores. Që një projektligj që ne e depozitojmë atje të mund të shqyrtohet dhe diskutohdet për interesin publik” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit