-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e ditës së djeshme, PD: Do të mbrojmë qytetarët e arrestuar

Kryesoret

Sekretari i PD-së për të drejtat e njeriut Bislim Ahmetaj në një deklaratë për mediat foli pë ndalimin  e qytetarëve  gjatë protestës së djeshme.

Ahmetaj tha se PD garanton të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta.

Gjithashtu bëri me dije se PD do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe juridike.

Protesta e djeshme para parlamentit ishte paqësore, pasi Partia Demokratike ka deklaruar, qartë dhe në mënyrë të përsëritur, se qendresa e demokratëve do të përdorë mjete të mosbindjes civile, por jo dhunë, deri në triumfin e kauzave të drejta.

Megjithatë protesta nuk i shpëtoi hakmarrjes së verbër të policisë së shtetit, e cila shoqëroi dhe më pas procedoi penalisht dy protestues, zotin Jakup Stafa, prind kujdestar i një fëmije 12 vjeçar dhe zotin Dorison Petoku, aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Ligësia e drejtuesve të policisë së shtetit nuk njeh as ligj, as kod moral.

Mbrëmë vonë një grup përfaqësuesish të Partisë Demokratike patën takim me drejtues të Komisariatit Nr.1, ku na u tha qartë: Sapo të mbarojnë procedurat, të shoqëruarit do të lihen të lirë.

Dua të theksoj se, për protestuesit e shoqëruar nuk ka asnjë provë.

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike kanë kërkuar me këmbëngulje provat, të cilat në kundërshtim me ligjin nuk na janë vënë në dispozicion.

Në mungesë të provave dhe pavarësisht faktit se mbrëmë policia tha se do t’i lirojë pas plotësimit të procedurave, ndodhi e kundërta: dy të ndaluarit janë proceduar penalisht.

I garantojmë të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se Partia demokratike do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe jurdike.“, tha Ahmetaj.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit