-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzimi i objekteve fluturuese, SHBA: Mund të jenë balona komerciale ose shkencore

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk kanë asnjë tregues se tre objektet fluturuese  të rrëzuara së fundmi në Amerikën e Veriut ishin me origjinë kineze ose po përdoreshin për qëllime spiunazhi, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Të tre “objektet” mund të kenë qenë ” balona komerciale ose shkencore, paqësore “, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por sqaroi se rrënojat e tyre duhet të analizohen së pari për t’u përgjigjur me siguri.

Kirby nuk e kishte fjalën për “balonën” e parë të rrëzuar më 4 shkurt në Oqeanin Atlantik, për të cilin Uashingtoni këmbëngul se ishte një spiun kinez.

Zëdhënësi vuri në dukje se askush nuk i ka marrë ende tre objektet dhe për shkak të kushteve të këqija atmosferike është e vështirë të gjenden dhe të rikuperohen rrënojat e tyre.

Nga Brukseli ku ndodhet për samitin e NATO-s, gjenerali amerikan Mark Milley konfirmoi se e para nga dy raketat e lëshuara të dielën nga një luftëtar F-16 kundër njërit prej atyre objekteve mbi liqenin Huron humbi dhe ra në ujë.

” Ne sigurisht ndoqëm rrugën e tij deri në fund ,” u tha ai gazetarëve.

Reuters raportoi të hënën se njëra nga raketat kishte shpërthyer gabimisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit