-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kiara tregon ndryshimin midis Luizit dhe Butrintit

Kryesoret

Në një bisedë së fundmi Kira ka bërë një krahasim të ndjesive që kishte në raportin e saj të dikurshëm me atë që po përjeton sot.

Ndër të tjera ajo u shpreh se përkëdheljet dhe përkushtimin që i merr sot nga Luizi i kanë munguar më parë.

“Më mungonte ajo që unë doja gjithmonë, ato përkedheljet, ai përkushtimi. Edhe kur nuk i bënte partneri thoja “s’ka gjë se kështu natyre është ky”, ndërkohë që çdo ditë e më shumë unë kuptoja që ato gjëra realisht më mungonin.

Qoftë fjalët e bukura, qoftë përqafimet, qoftë përkushtimi. Edhe nuk e kuptoja çfarë kisha. Thoja çfarë kam një gjë që më mungon dhe s’po e kuptoj? Tani duhet të qëndroj vetëm sepse jam mësuar me këtë lloj raporti apo, jo, lëre dhe kërko atë që të bën të lumtur?

Jo se nuk më ka dashur apo respektuar, thjesht janë ca karaktere meshkujsh që nuk të shprehin dashuri, të trajtojnë më shumë si shoqe sesa si të dashur. Mirëpo duke të trajtuar si shoqe ty të humbet pasioni, emocioni dhe ti bëhesh shokë e shoqe.

Nuk është gjë e mirë kjo. Unë me Luizin, realisht kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep atë gjë, më jep përkujdesjen, emocionin, më bën dhe të ndihem femër dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë. Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkedhel, më puth, më jep ndjesi shumë të mirë.”, tha Kiara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit