Autoritetet austriake kanë arritur të arrestojnë një grup kriminal të drogës të përbërë nga 5 persona ku mes tyre kishte edhe shqiptarë të Kosovës.
Pas operacioneve të kryera nga autoritetet austriake janë sekuestruar rreth 1.3 kg kokainë me vlerë në rreth 260 000 euro.
Grupi kriminal i përbërë nga austriakë, sirianë dhe shqiptarë të Kosovës dhe ata kontrabandonin kokainë nga Holanda në Burgenland dhe Styria.
Policia e qarkut Gussing në bashkëpunim me zyrën e policisë kriminale të Shtetit dhe Prokurorinë kanë finalizuar operacionin kundër krimit të organizuar.
Operacioni u finalizuar me goditjen e një transporti kokaine nga Holanda nëpërmjet Belgjikës, Gjermanisë për të përfunduar në Austri, ku edhe u godit.
Kreu i policisë së qarkut ka thënë se nuk e prisnin që operacioni të merrte përmasa të tilla, kaq të mëdha, pasi 22 blerës droge nga rrethet e Güssing, Jennersdorf, Oberëart, Styria Juglindore dhe Hartberg/Fürstenfeld u hetuan dhe u raportuan sipas Aktit të Narkotikëve.