Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të martë Leonard Dukën, një prej vëllezërve që drejton atë që njihet si grupi kundërshtar i Ervis Martinaj, ose “klani Duka”.
Ai akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, njeriu i Erivs Martinajt. Dyshohet se Klani Duka ka qenë ai i cili “i ka prerë krahët” Ervis Martinajt. Pas prishjes së pazareve të parave mes tyre, Martinaj dhe Klani Duka u përfshinë në një konflikt të drejtpërdrejtë.
Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eleminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj.
Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë. Santiago Malko, që kishte qenë i pranishëm edhe gjatë përplasjes me armë që Ervis Martinaj, kishte pasur disa muaj më parë, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, dyshohet se kishte nisur për lojërat e fatit. Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.
U kap në Bruksel! Hasmëria dhe fama! Kush është “Princi Damian” që tronditi Tiranën?
Një hetim i prokurorisë së Tiranës, zbuloi se Vëllezërit Duka ishin investuar fuqishëm me të gjithë mjetet për të ditur lëvizjet e Martinaj me objektivin për të kryer eleminimin e tij.
Hetim që ndër të tjera, zbuloi se Klani Duka, kishte rekrutuar punonjësen e një agjensie turistike, me qëllim që kjo e fundit kundrejt pagesës tju vinte ne dispozicion lëvizjet dhe vendet ku do të akomodohej Ervis Martinaj.