-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha bojkotoi, por Celibashi vendos t’i japë PD-së lekët për fushatë

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot në mënyrë indirekte se pavarësisht se nuk mori pjesë në zgjedhjet e 2019 për pushtetin vendor, PD do të marrë fondet për fushatë pasi do të merren në referim proceset zgjedhore në 2015 dhe 2017.

Fondi u shpërndahet partive që marrin pjesë në zgjedhje, jo më vonë se pesë ditë nga përfundimi i depozitimit të listave. Do të duhet të presim momentin kur të kemi numrin e partive të regjistruara dhe të atyre që do të paraqesin kandidatët për kryetar bashkie.

Ka raste që regjistrohen fillimisht si subjekte dhe nuk paraqesin kandidatë dhe nuk përfitojnë fonde. Lidhur me faktin nëse PD do të përfitojë fonde, në fakt është një vendim që duhet të marrë vetë. Nuk po e bëj publik. Por po ju lexoj rregullin.

Ligji ka përcaktuar në nenin 180, parimi është ky, merr fonde ajo parti që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse. Në 2019 PD nuk mori pjesë. Por neni 180 i kodit zgjedhor ka përcaktuar që në referim do të merren zgjedhjet e 2015 dhe 2017.

Kushdo që ka marrë pjesë në 2015, 2017 dhe 19 kualifikohet për të marrë fonde për fushatën. Dot ë respektohet neni 180 i kodit zgjedhor se cilat zgjedhje do të merren në referim dhe mendoj se është e qartë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit