Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër. Sipas njoftimit zyrtar nga policia në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.