Nesër opozita do të zhvillojë protestën e dytë përpara parlamentit në të njëjtën kohë që zhvillohet seanca plenare. Sali Berisha tha sot se Edi Rama do të shkojë nesër në kuvend, prandaj do të përjashtojë deputetët e opozitës, ku mes tyre është edhe vetë ish-kryeministri.
“Sot për turpin e tyre marrin përsipër që të përjashtojnë edhe një grup tjetër deputetësh, pasi nesër Rama vendos që të shkojë në parlament pas një muaji, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë prandaj kërkon të na stërpërgjysmojë. Pasi u kthye nga Dubai, ku takoi edhe ortakun e vëllait të vet, Amant Josifin dhe disa të tjerë. Tani ka vendosur që të hyjë në parlament” tha ai.