Presioni i lartë atmosferik tashmë ka përfshirë Evropën qendrore i cili do të jetë i palëvizshëm për disa ditë duke na kushtëzuar mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Mërkurë, data 15 Shkurt 2023
Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore, përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje do të kemi fenomenin e mjegullës por edhe prani të ngricave. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -3/12°C
Zona e ulët -1/17°C
Zona bregdetare 6/16°C
Kosova, e Mërkurë data 15 Shkurt 2023
Moti do të jetë me kthjellime , ngrica dhe mjegull të ngrirë në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 8°C – 11°C .