-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5-fishohen eksportet e vezëve për janar 2023!

Kryesoret

Prodhuesit e vezëve në vend po përjetojnë një situatë pozitive për shkak të rritjes së kërkesës për këtë produkt në Europë. Në janar 2023 eksportet e vezëve janë 3-fishuar në sasi raport me muajin janar 2022, duke arritur në 217 mijë kg. Në vlerë, eksportet u pesëfishuar, për shkak të çmimit më të lartë, duke arritur në gati 53 milionë lekë.

Në 10 vitet e fundit sipas të dhënave të doganave kjo është sasia më e lartë e eksportit të vezëve për periudhën e muajit janar. Rritja e eksporteve ka nisur që muajin dhjetor 2022.

Por rritja e çmimit të vezëve për eksport ka sjellë një rritje të lehtë të çmimit edhe në tregun vendas. Kompanitë thonë se çmimi maksimal i vezëve nga pularitë ka arritur në 19 lekë për kokërr nga 17,5 deri në 18 lekë që shitej më parë.

Në tregun e pakicës veza e hapur po tregtohet me 24 lekë nga 23 lekë që ishte. Para valës së rritjes së drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë nga fermat blegtorale ishte 13 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës 16 lekë për kokërr./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit