-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndër të fundit në Europë/ Shqiptarët shpenzojnë 185 milionë euro në vit për pije alkoolike!

Kryesoret

Shqipëria mund të ketë traditë prodhimin e rakisë, apo dhe të verës, por kur bëhet fjalë për të shpenzuar për të blerë pije alkoolike renditet zyrtarisht ndër të fundit në Europë, ndonëse në këtë tregues mund të ndikojë dhe niveli i lartë i informalitetit, po ashtu dhe çmimet e shtrenjta.

Një shqiptar shpenzon mesatarisht 66 euro në vit për të konsumuar pije alkoolike, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat dhe që i referohen vitit 2021.

Në këtë renditje, Shqipëria është e katërta nga fundit, duke lënë pas vetëm Kosovën (59 euro), Bosnjë Hercegovinën (55 euro) dhe Turqinë, që është e fundit në Europë, me vetëm 25 euro për frymë.

Në Maqedoninë e Veriut, konsumi është më i lartë, në 90 euro për frymë, në Serbi arrin në 128 euro, ndërsa rekordin e mbajnë malazezët, me 227 euro për banor.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale në Euro për konsumin e pije alkoolike në vend për vitin 2021 ishin 185 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë që nga 2016-a, kur raportohen të dhënat (në 2016-n ishin rreth 150 milionë euro).

Në vlerë nominale për frymë, rekordin për shpenzimet për pije alkoolike në Europë e mbajnë Islanda (847 euro), Zvicra (794 euro), Norvegji (720 euro), Finlanda (699 euro).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit