Policia e Durrësit ka arrestuar një 68-vjeçar me iniciale Dh.R pasi përplasi për vdekje një 30-vjeçare.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.