-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të vriste ish-gruan, kush është shqiptari në Itali që u dënua me 16 vite burg!

Kryesoret

Është dënuar me 16 vite burg, 53-vjeçari shqiptar, Hysen Aliko, që tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij në Itali. Sipas mediave të huaja, Aliko është shprehur i penduar para Gjykatës në Itali, ku mes lotësh kërkoi falje për dhimbjen që u shkaktoi të afërmve të tij.

“Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë familjarëve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit e mi dhe lirinë”, ka thënë mes lotësh Hysen Aliko.

Kujtojmë se 53-vjeçari është arrestuar me akuzën e “vrasjes në tentative”, “lëndim të rëndë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në aktakuzë, prokurori Stefano Iafolla ka ripërsëritur të gjithë historinë duke filluar nga ditët para krimit të përgjakshëm të 2021-shit, kur ai kishte kërcënuar vazhdimisht si gruan, ashtu edhe djalin e tij që kishte ndërhyrë për të ndaluar sherrin.

Çifti ishte në proces ndarjeje dhe i pandehuri jetonte në një shtëpi tjetër. 40-vjeçarja ishte duke u kthyer në shtëpi ku u sulmua nga shqiptari. Ai e goditi atë dy herë. Menjëherë në ndihmë gruas i ka ardhur djali i saj, i cili tërhoqi vëmendjen e qytetarëve që lajmëruan më pas edhe policinë dhe më pas u arrestua agresori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit