Disa njerëz janë nxjerrë të gjallë pasi kaluan ditë të tëra të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Situata është shumë ë vëshirë dhe shpresat janë të pakta pasi ka kaluar më shumë se një javë nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirini dhe la mbi 41 mijë të vdekur.
Videoja më poshtë tregon momentin kur të mbijetuarit u shpëtuan pasi ishin bllokuar për gati 200 orë.
Një 18-vjeçar ishte ndër ata që u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në Adiyaman, Turqi.
Kujtojmë se, një grua 77-vjeçare është nxjerrë nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë pas 212 orësh nën rrënoja.
Ky shpëtim renditet si një ndër më të vështirët për t’u realizuar kanë thënë ekipet e shpëtimet në Turqi pasi mundësitë që të vdiste nga mungesa e oksigjenit ose dehidratimi ishin shumë të mëdha.