Një vilë tre kate e përshtatur për kultivim kanabisi u zbulua në fshatin Dërmenas të Fierit. Erjon Marini pronar i vilës, i cili njihej edhe identitetin, Xhevair Gashi si dhe dy punonjës të OSHEE-së Klajdi Gremi dhe Behar Fata u arrestuan.
Pronari kishte përshtatur 5 dhomat e një kati për kultivimin e 181 rrënjëve kanabisi. Të përfshirë ishin edhe faturisti dhe elektricisti i OSHEE-së pasi ndihmuan pronarin e vilës, të vidhte energji elektrike.
Policia sekuestroi vilën dhe 181 rrënjë kanabisi të cilat ishin kultivuar. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike ndërsa prokuroria pritet të hetojë pasurinë e pronarit të vilës, Erjon Marini.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.