-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai që përloti botën, rrëfen fatkeqësinë e tij: Jam gjallë, por brenda ndihem i vdekur

Kryesoret

Fotoja e dhimbshme e 49-vjeçarit, Mesut Hançer i cili mban e vajzës së tij 15-vjeçare Irmak, e cila është e shtrirë nën rrënojat e ndërtesës përlotën njerëzit në mbarë botën.

Skenat zemërthyese nga Kahramanmaras përshkruanin më së miri pikëllimin që pësoi miliona njerëz në vendet e goditura nga tërmeti i Turqisë dhe Sirisë.

Mesut Hançer humbi 6 anëtarë të tjerë të familjes në një fatkeqësi natyrore vdekjeprurëse, përfshirë nënën dhe të afërmit e tij. Humbja më e dhimbshme ishte sigurisht ajo e së bijës, ku turku mund të mbante vetëm dorën e saj pa pasur mundësi ta ndihmonte.

Çdo ditë ai viziton vendin ku ka parë për herë të fundit vajzën e tij Irmak. Ai vjen në atë vend me një xhaketë portokalli, të njëjtën që kishte veshur kur u regjistruan fotot më tronditëse nga Turqia.

“Vajza ime dhe gjashtë të afërm të tjerë vdiqën të gjithë teksa po qëndronin në shtëpinë e nënës sime në Kahramanmaras. Epiqendra e tërmetit ishte pikërisht aty. Unë isha në punë, në furrë buke, kur toka u drodh”, thotë Mesut.

“Menjëherë telefonova gruan time. Ajo më tha se ajo, dy vajzat dhe djali ynë ishin të sigurt. Por vajza më e vogël fjeti në divan në shtëpinë e gjyshes sime atë natë sepse donte të ishte me të afërmit e saj. I dëshpëruar thirra nënën time, por ajo nuk u përgjigj thirrjes, kështu që unë vrapova në shtëpinë e saj”, shtoi Mesut Hançer.

Kur arriti në shtëpinë e nënës së tij, konstatoi se pallati dhjetëkatësh ishte shembur. Irmak, nëna dhe të afërmit e tij kishin vdekur.

“Kam pikëllim për çdo anëtar të familjes sime, por vdekja e vajzës sime ma theu zemrën. Jam gjallë, por brenda ndihem i vdekur. Ajo ishte si trëndafili dhe mbante aromë trëndafili”, përfundoi Mesut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit