Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë pezulluar nga Kuvendi për të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare, kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e Parlamentit.
Ndërkohë nuk kanë munguar as shtyrjet me duar mes deputetëve dhe pjesëtarëve të Gardës së Republikës, por që ende nuk kanë mundur të futen.
Ata janë përplasur verbalisht me gardistët, ndërsa mbajnë në duar edhe kërkesën e Grupit të PD që kërkon rishikimin e vendimit për pezullimin e deputetëve demokratë në punimet e seancës plenare.
A do të hyni me forcë parlament? Bylykbashi: Kemi ankimuar përjashtimin