Ekstremistët e djathtë serbë protestuan në Serbi kundër autoriteteve dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe kërcënuan hapur se do të vrisnin presidentin Vuçic dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner.
“Gjithçka që bëjnë, e bëjnë kundër Serbisë dhe kundër popullit të tyre. I keni quajtur pro-rus. Nuk e di nëse janë pro-rusë, por e di që janë antiserbë, sepse bëjnë gjithçka kundër popullit të tyre” u shpreh Vucic.