Familjarët e 4 viktimave të “21 janarit” do të dorëzojnë sot në SPAK një kallëzim të ri. Panorama TV mëson se kallëzimi është për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin.
Kallëzimi i ri vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Kujtojmë se një muaj më parë, në 12-vjetorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi në oborrin e kryeministrisë, Partia Socialiste dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bënë kallëzim penal në SPAK për “21 Janarin.”
Në 21 janar 2011 u vranë 4 qytetarë gjatë protestës së PS para Kryeministrisë. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt.