Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, por pavarësisht kësaj deputeti i PS-së Eduard Shalsi, nuk ka hequr dorë nga loja e shahut.
Në seancën e ditës së sotme ndryshe nga dy javë më parë Shalsi ka zgjedhur që lojën e shahut ta bëjë jo më në laptop, por në ekranin e vogël të telefonit për të shmangur vëmendjen.