-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kultivonin drogë në Spanjë, arrestohet ish-ushtaraku shqiptar me bashkëshorten

Kryesoret

Policia spanjolle ka arrestuar një ish-usharak shqiptar së bashku me bashkëshorten e tij për kultivim dhe shitje marijuane.

Gjatë operacionit operacion janë sekuestruar gjithsej 492 bimë marijuanë dhe 131 kilogramë gati për shitje.

Mediat vendase raportojnë se Policia Kombëtare ka arrestuar në qytetin Riells i Viabrea (Girona) dy persona të dyshuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës, një ish-ushtar shqiptar të ushtrisë franceze dhe bashkëshorten e tij.

Në shtëpinë, e cila kishte masa të mëdha sigurie u gjetën gjithsej 15 thika të ndryshme që i përkisnin të arrestuarit.

Bodrumi i katit të poshtëm të banesës ku jetonte çifti ishte përshtatur për mbjellje.

Kjo hapësirë ishte plotësisht i izoluar nga drita e jashtme për të kontrolluar rritjen e bimëve të marijuanës si dhe për të kamufluar sa më shumë erën e saj, për të shmangur zbulimin.

Shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të gjitha të kontrolluara nga i arrestuari nga një dhomë me monitor.

Hetimi filloi pas disa ankesave anonime, në të cilat deklarohej se shtëpia mund të kishte një plantacion marijuane.

Me fillimin e hetimeve është kërkuar bashkëpunimi me kompaninë e furnizimit me energji elektrike për verifikimin e konsumit, i cili ka arritur në shumën totale prej 80 954 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit