-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Ne do u themi jo “McGonigal”-ëve, diplomatëve të korruptuar

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sot në protestën përpara parlamentit përveç Edi Ramës dhe qeverisë nuk kurseu edhe diplomatët e huaj në Tiranë, që sipas tij i bëjnë “fresk” kryeministrit.

“McGonigal, i cili tradhtoi vendin e tij, por tradhtarë ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me një qëllim të vetëm, me një qëllim të vetëm, për pushtetin e Edi Ramës, ku të përcaktonte licenca, ku të vidhte dhe vetëm vidhte pasanikët shqiptarë.

Të gjitha këto për të salduar pushtetin e tij.

Ai ishte armik i egër i opozitës shqiptare, por nuk punuan më pak për pushtetin e Ramës dhe McGonigalë të tjerë. Kujtoni deklaratat e McGonigalëve me pushtet diplomatik. Ata ishin pengje të korrupsionit të Edi Ramës.

Që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët, ju jeni McGonigalë të vërtetë.

E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një gjysmë fataliteti, por kurrë.

Ne do u themi jo diplomatëve të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit