Prej një muaji Edi Rama nuk ka shkelur në Kuvend. E njëjta gjë do të ndodhë edhe javën tjetër. Sot drejtuesja e seancës Ermonela Felaj tha se për shkak të axhendës kryeministri nuk do të jetë i pranishëm javën tjetër por në datë 2 mars për mocionin me debat.
“Propozimi u bë për ta harmonizuar me axhendën. Javën që vjen nuk do të jetë por në 2 mars do të jetë këtu” tha Felaj.
Më pas fjalën e mori deputetja Monika Kryemadhi, që tha se Edi Rama me lobingjet që bëri mori në qafë edhe Hashim Thaçin. “Edi Rama e ka përdorur McGonigalin edhe për të zhvlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe e ka bërë.
Të gjithë jemi koshient si e mori në qafë ish-Presidentin e Kosovës dhe shumë luftëtarë që dergjen burgjeve të Hagës dhe shkaktari është Edi Rama.
Vërtetë mund të kontrolloni drejtësinë, por revoltën nuk e kontrolloni dot. Edhe po e shiti dikush nga opozita, do të jetë më e dhimbshme kur iu blen revoltën” tha ajo.