-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jashtë protestë! Nis Kuvendi, Spaho: Të vijë Rama këtu, ose përplasje

Kryesoret

Jashtë protestë, brenda seancë, por jo e qetë. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj që të procedohet me kërkesat e PD-së dhe kryeministri Edi Rama të vijë dhe të japë shpjegime për dosjen “McGonigal”.

Sot në hyrje të kuvendit u vërtetua se kemi të bëjmë me një shumicë horrash dhe dallgaugësh. Shikoni nga sytë lexoni ndonjë gjë cfarë shkruajnë gazetat në SHBA. Nuk ka parlament në botë që përjashton 19 deputetë.

Vetëm ju e keni bërë. Do të hyni në “Guinnes” me pafytyrësi. Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal. Ne si opozitë kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin dhe i kemi drejtuar 13 pyetje. Brenda javës duhet të mbahej seanca. Pse ka frikë kryeministri? Pse nuk vjen t’u përgjigjet pyetjeve.

Apo është paralajmëruar që të mos flasë, pasi cdo gjë që do të flasë do i përdoret në gjyqet në SHBA. Po kështu kemi kërkuar mocion me debat pa kohë dhe ju nuk e vini ujin në zjarr. Në këtë kuvend nuk do të ketë qetësi pa u diskutuar kërkesat tona. Doni ta çoni në përplasje? Është zgjidhja juaj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit