-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë!

Kryesoret

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Spanjës nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal. Xhuljano Hajrullai ishte në kërkim për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll. I riu akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”.

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, u kap në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-Xhuljano Hajrulla, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Shtetasi Xh. H. akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Ky grup ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime dhe shtetasi Xh. H. dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll.

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit