Protestuesit e thirrur nga opozita kanë hedhur flakadanë e tymuese gjatë protestës që po zhvillohet jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
Ditën e sotme ashtu siç edhe paralajmëroi opozita zhvilloi protestë jashtë ambienteve të Kuvendit.
Mbështetës të opozitës ,qytetarë dhe deputetë janë bërë bashkë teksa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë kujtojmë që kjo është protesta e tretë e thirrur nga opozita pasi Rama nuk i është përgjigjur kërkesës për mocion për debat për çështjen McGonigal.