Gjykata e Kurbinit ka liruar nga burgu 17-vjeçarin i cili plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas konfliktit në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi”.
Ndaj 17-vjeçarit të identifikuar si A.Gj u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë kujtojmë që konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.Rr, duke e lënë të plagosur.