Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale që bën fjalë për vdekjen tragjike të gazetarit Kastriot Myftaraj.
Kërkesa për pushimin e hetimeve, është përpiluar pak ditë më parë dhe tashmë dosja rezulton të jetë dorëzuar në gjykatën e Tiranës, për një vendimarje përfundimtare.
Hetimet për vdekjen e gazetarit Myftaraj, nisën për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Kjo pasi në rrjetet sociale të shumë personave pati aludime se gazetari, ishte ndikuar nga dikush për tu hedhur nga dritarja e apartamentit të tij, në katin e katërt në lagjen “Ali Demi”.
Për gjatë 8 muaj veprime hetimore, prokuroria e Tiranës nuk konstatoi asnjë faktor të jashtëm që mund të kishte ndikuar në vendimin e gazetarit, për tu hedhur nga dritarja.
Sipas dosjes hetimore, gazetari Myftaraj kishte zbuluar se vuante nga një sëmundje e rëndë në tiroide, e cila ishte përhapur dhe në pjesën e trurit.
Për shkak të kësaj sëmundje, gazetari Myftaraj ka pasur momente debulese dhe marje mendsh, duke u rrëzuar edhe në ambjentet e brendshme të shtëpisë.
Këto të dhëna kanë dalë nga dëshmia e nënës së gazetarit, e cila në rrëfimin e dhënë në prokurori, ka shpjeguar gjëndjen shëndetësore të djalit dhe simtomat që i jepte sëmundja.
Nëna e gazetarit, ka pohuar se ditën kur ka ndodhur ngjarja ajo ndodhej brenda banesës së bashku me djalin e saj.
Kur papritur, teksa Kastrioti ndodhej në dritare, ka vërejtur se ai nuk ishte më aty. Dhe pak çaste më pas, ka vënë re shumë persona poshtë pallatit dhe trupin e Kastriotit në trotuar.
Në konkluzjonin për pushimin e hetimeve, prokuroria s’qaron se nuk ka pasur asnjë faktor të jashtëm që ka ndikuar në shkaktimin e vetëvrasjes së gazetarit, Kastriot Myftaraj./ Elton Qyno