-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bozdo: BE e përcaktoi Shqipërinë si një vend me regjim fiskal problematik

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se Ministrat e Financës së Bashkimit Evropian, e përcaktuan dje Shqipërinë si një vend me regjim fiskal problematik, i cili nuk përmbush transparencën e nevojshme të standardit fiskal të vendeve të BE.

Ministrat e Financës së Bashkimit Evropian, pasi vlerësuar Shqipërinë në tre drejtime kryesore:
1) Transparenca e sistemit fiskal,
2) taksimi i drejtë dhe i ndershëm, si dhe ,
3) lufta kundër praktikave të dëmshme fiskale, konkluduan se Shqipëria nuk i përmbush këto detyrime.

Shqipëria zbret në këtë kategori problematike pasi për tre vjet e gjysëm, ekzaktësisht që nga qershori i vitit 2019, ajo konsiderohej si një vend me praktika brenda standardit evropian përsa i përket kritereve të mësipërme.

Vlen të theksohet se në kategorinë ku Shqipëria është vendosur dje, ne jemi i vetmi vend evropian me aspiratë të qartë për tu bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kategori me janë vende si Armenia, Belize, Curacao, Seyshell, Aruba, Botswana etj.

Është e kuptueshme se ndërsa vendi ynë ka marrë ftesën për hapjen e negociatave, vendimi i BE-së për ta shpallur Shqipërinë si vend problematik, është qartazi vendim politik. Ky vendim është një ndëshkim i pastër për atë që po ndodh në Shqipëri!

Ky vendim reflekton paralajmërimet e shumta të faktorit ndërkombëtar, mes tyre edhe të Komisionit Evropian, për të mos lejuar miratimin e projektligjit për amnistinë fiskale.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit