Marrëdhënia e komplikuar mes Armaldos dhe Luizit ka konfuzuar të gjithë banorët. Ata zakonisht në mbrëmje griden dhe në mëngjes bëjnë paqe.
Mbrëmjen e kaluar, Luizi shprehu hatërmbetje me Maestron, pasi ai i shkundi hirin e duhanit në dorë. Luizi i tha atij që në qoftë se ka zgjedhur të luajë në këtë mënyrë, atëherë duhet të përgatitet edhe për lojën e tij.
Ndonëse mbrëmë ata patën ngacmime lidhur me këtë çështje dhe Armaldo thuajse nuk fjeti fare, nën frikën se Luizi do i bëntë diçka në gjumë, mëngjesin e sotëm ata u përqafuan dhe u sollën sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Madje, Luizi i shprehu dashurinë Maestros, duke i thënë “Të dua”.