-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të kalonin kufirin me pasaporta false, arrestohen 2 persona

Kryesoret

Policia ka kryer kontrolle në Rinas dhe Kakavijë ku u sekuestruan mbi 30 000 euro dhe u iniciuan hetimet për 2 shtetas që i fshehën paratë në çantat e tyre, me qëllim mosdeklarimin.
Në portin e Durrësit, u godit një rast i pajisjes së një shtetasi me pasaportë false, për të kaluar kufirin, në mënyrë të kundërligjshme. Të dy shtetasit kosovarë të përfshirë në këtë rast, u vunë në pranga.
Në PKK Kakavije u godit një rast i tentativës për të dalë nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike kanabis, në automjet. Drejtuesi i këtij automjeti, u procedua penalisht.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizat e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare.
Në PKK Morinë dhe në Rinas, në hyrje të RSh-së, u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V.
Në çantën e shtetasit T. S., u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit