Prokuroria e Fierit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Elton Metën i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.
Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.
Kujtojmë që ngjarja që tronditi mbarë opinion publik ka ndodhur më 10 tetor 2021.
Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten.