SPAK ka kërkuar burg përjetë për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan.
Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Florenc Çapjan që është arratisur në Dubai, nga 20 vite për Klajdi Dokolin dhe Etjen Canin dhe 6 vite burg është kërkuar për Ervis Bardhin.
Ardian dhe Florenc Çapja akuzohen për porositjen e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pjesa tjetër e grupit për eliminimin.
Akuzat u ngritën mbi bazën e dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.
“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin” dëshmoi ndër të tjera Leku në momentin që vendosi që të bashkëpunonte me drejtësinë.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës së Posaçme.