-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot gëzimi! Momenti kur nëna e nxjerrë nga rrënojat takon tre fëmijët

Kryesoret

Tërmetet vdekjeprurëse me qendër në Kahramanmaraş, rrafshuan plotësisht ndërtesat në lagjen Antakya të Hatay-t. Mirëpo, pas 12 ditësh, në një kompleks pallatesh të shkatërruar në këtë zonë, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Sipas gjasave, bëhet fjalë për 3 persona, por ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Ndërkohë që momente emocionale janë përjetuar kur 29-vjeçarja Ganime Bük, e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Hatay të Turqisë, u bashkua me tre fëmijët e saj, të cilët prej disa ditësh nuk dinin asgjë për shëndetin e saj.

Në momentin kur ra tërmeti, 29-vjeçarja ishte së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët në banesën e tyre, e cila u shemb plotësisht dhe u kthye në pak sekonda në gërmadhë, duke zënë poshtë nënën, ndërsa të tjerët arritën të dalin në kohë.

Bük, e cila u shpëtua nga rrënojat disa orë më vonë, u dërgua në spital ku u konstatua se kishte fraktura dhe mavijosje në trup, por që nuk kishte asnjë rrezik për jetën.

Në videon (kliko këtu për ta parë) e shpërndarë në mediat turke, shihet momenti kur Bük, në pamundësi për të kontrolluar lotët me fëmijët e saj, u përpoq t’ia lehtësonte mallin duke u puthur duart atyre, e duke i pyetur nëse janë mirë me shëndet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit