Bilanci tragjik i jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka arritur mbi 44 mijë. Aktualisht në Turqi raportohen 38,044 jetë të humbura ndërsa në Siri janë mbi 5000 viktima.
Teksa vijon operacioni i kërkim shpëtimit, shpresat për të gjetur jetë nën rrënoja sa vjen dhe zbehet pasi kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë. Por rastet e mrekullisë nuk mungojnë.
Dy burra, Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç janë nxjerrë nga ndërtesa në Antakya, provincë e Hatay rreth 261 orë pas tërmetit.