Çifti Kiara dhe Luiz vazhdojnë të jenë në vëmendjen e mediave rozë, pas raportit të krijuar brenda shtëpisë së BBVIP.
Ka qenë Kiara e cila ka shkaktuar një skenë humori, pasi e kishte tepruar pak me pijen dhe i ka kërkuar ‘llogari’ këngëtarit për sjelljen e tij kundrejt saj.
Në video dëgjohet teksa Kiara i thotë Luizit që duhet të sillet mirë me të dhe mos bëjë skena të cilat e nxjerrin keq në sy të të gjithëve.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Çke? Po të pi gjë ty unë? Çke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore
Luizi: Çfarë ke?
Kiara: Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton
Kiara: Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiarën e ul do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqerë.